Në Ditën e Dëshmorëve, Haradinaj flet për luftën dhe sakrificën në Deçan
Daut Haradinaj ka bërë homazhe në Ditën e Dëshmorëve, duke nderuar të rënët për liri. Ai tha se Deçani është simbol i qëndresës dhe sakrificës gjatë luftës së viteve 1998–1999. Në një postim në Facebook, Haradinaj u shpreh se çdo pjesë e Deçanit ishte e përfshirë në luftë dhe sakrificë. “Për 18 muaj pati luftime…
Lajme
Daut Haradinaj ka bërë homazhe në Ditën e Dëshmorëve, duke nderuar të rënët për liri.
Ai tha se Deçani është simbol i qëndresës dhe sakrificës gjatë luftës së viteve 1998–1999.
Në një postim në Facebook, Haradinaj u shpreh se çdo pjesë e Deçanit ishte e përfshirë në luftë dhe sakrificë.
“Për 18 muaj pati luftime të pandërprera, por qëndresa nuk u thye”, tha ai.
Haradinaj shtoi se ndihet krenar që ishte pjesë e asaj periudhe dhe e cilësoi lirinë si rezultat të sakrificës së popullit. /Lajmi.net/