Fqinji godet me sëpatë në kokë fëmijën 6 vjeç

Lajme

01/04/2016 17:18

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Topojan të Dibrës. Fqinji goditi me sëpatë në kokë fëmijën 6 vjeç. Kjo ngjarje dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:00 dhe pritet në orët në vijim të jepen më shumë informacion ndërkohë që fëmija po transportohet drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar.