Në burg të Dubravës tentohet të futet telefoni duke e fshehur në reshov

Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë parandaluar kontrabandimin e një telefoni, të kamufluar përbrenda një reshovi elektrik.

Lajme

05/05/2022 15:11

Një gjë të tillë e ka njoftuar QKK-ja me anë të një njoftimi për media, duke thënë se një gjë e tillë është identifikuar në dhomën e vizitave, shkruan lajmi.net.

“Në dhomën e vizitave, oficerët korrektues gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga familjarët , më saktësisht në një Reshov Elektrik, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni mobil, i cili është tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i dënuari i dyshuar se telefoni i kapur ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës për rastin është njoftuar policia”, bëhet më tej e ditur. /Lajmi.net/