Në Brazil numër rekord i të infektuarve të rinj me koronavirusi, më shumë viktima se në Spanjë

Brazili e ka kaluar Spanjën për nga numri i rasteve të vdekjes nga Kovid-19.

Lajme

30/05/2020 12:47

Në 24 orët e fundit nga koronavirusi kanë vdekur 1.124 persona, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Brazilit. Kjo është dita e katërt me më shumë se mijëra raste të vdekjes nga koronavirusi në Brazil.

Numri total i viktimave tani arrin 27.878, thekson Si-En-En, derisa në Spanjë, sipas të dhënave të Universitetit Xhon Hopkins nga koronavirusi kanë vdekur 27.121 persona.

Brazili poashtu informon për 26.928 raste të reja të koronavirusit, që është numër rekord në bazë ditore.

Numri total i të infekturave në vend tani arrin 465.166.