Në bisedë ‘live’ me Vjosa Osmanin, Era Istrefi flet për shqiponjën që e bëri në Rusi: Më kanë qortuar pak
Era Istrefi foli për momentin që kishte bërë bujë, ku bëri shqiponjën dykrenare në Rusi.

ShowBiz
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ishte artistja e radhës që ka vazhduar bashkëbisedimin me ushtruesen e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkruan lajmi.net.
Gjatë diskutimit të tyre, Era foli lidhur me depërtimin e artistëve shqiptarë në arenën ndërkombëtare si dhe sukseset e saj.
E pyetur lidhur me paraqitjen e saj në Kampionatin Botëror në Rusi, Era tha se është ndjerë shumë mirë dhe kishte disa fjalë për Will Smith.
“Jam ndjerë jashtëzakonisht mirë, kanë qenë dy milionë shikues në stadiumin e Rusisë me Will dhe Nicky Jam. Will më ka lënë përshtypje shumë të mirë është interesuar shumë për Kosovën, më ka bërë pyetje të shumta se si kemi mundur t’ia dalim nga një vend i vogël, është interesuar për shumë gjëra. Çfarë e ka bërë më të veçantë është publiku shqiptar, është si asnjë publik tjetër një ndjenjë shumë e veçantë”, tha ajo.
Ndërsa, lidhur me shqiponjën që mori gjithë vëmendjen gjatë asaj paraqitje të saj, Era tha se e ka ndjerë si obligim ndaj shqiptarëve që ta bënte.
“E kam ndjerë obligim shpirtëror që të bëj shqiponjën si lloj falënderimi për gjithë përkrahjen që më është bërë, më kanë qortuar pak por u kam treguar se ka qenë shumë spontante, e kam ndjerë. Në fund të ditës suksesin tim ia atribuoj shqiptarëve”, shtoi Era.
View this post on Instagram
Era foli edhe lidhur me debutimin e saj në tregun e huaj, teksa tha se artistët në Kosovë duhet të kenë më shumë mbështetje, sidomos tek çështja e vizave.
Krejt në fund, ajo foli edhe për planet që ka lidhur me projektet e reja, ku deklaroi “Projektet e mia janë ngadalësuar pak pasi dëshira ime ka qenë të këndoj gjithmonë në shqip, jam në procesimin e një kontrate të re që më lejon të jem më e lirë të këndoj edhe më shumë shqip, jo të më imponohet të këndoj vetëm shqip ose anglisht në një mënyrë të kem një liri më të madhe. Mezi po pres që t’i lansojë disa këngë shqip, pothuajse albumin e ri e kam përfunduar”. /Lajmi.net/