Në Bern dhe Gjenevë, KQZ shton dy vendvotime në Zvicër
KQZ ka marrë vendim për miratimin e 2 vendvotimeve shtesë në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike në Bernë dhe Gjenevë, në shtetin e Zvicrës. Gjithashtu, KQZ ka vendosur që në përfaqësinë diplomatike në Stokholm të hapet vetëm një vendvotim, nga dy sa ishin planifikuar në fillim, për shkak të numrit të vogël të votuesve…
Lajme
KQZ ka marrë vendim për miratimin e 2 vendvotimeve shtesë në Qendrat e Votimit në përfaqësitë diplomatike në Bernë dhe Gjenevë, në shtetin e Zvicrës.
Gjithashtu, KQZ ka vendosur që në përfaqësinë diplomatike në Stokholm të hapet vetëm një vendvotim, nga dy sa ishin planifikuar në fillim, për shkak të numrit të vogël të votuesve të regjistruar, 271 sosh.
Pas këtij vendimi të KQZ-së, në përgjithësi procesi i votimit do të zhvillohet në 46 vendvotime të 17 ambasadave dhe 15 konsullatave të Republikës së Kosovës, të vendosura në 19 shtete të ndryshme të botës.
Më 9 janar 2025, ka filluar periudha e votimit përmes postës për të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët janë regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës dhe që kanë përzgjedhur këtë mënyrë votimi. Kjo periudhë (9 janar – 8 shkurt 2025) do të vlejë vetëm për shtetasit që kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që gjatë regjistrimit janë përcaktuar individualisht për mënyrën e votimit:
• duke dërguar fletëvotimin përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ jashtë Kosovës, apo
• duke dërguar fletëvotimin përmes postës në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për miratimin e ekipeve të autorizuara për tërheqjen e dërgesave postare jashtë Kosovës.