“Në Berlin nuk ka zgjidhje, do përcaktohet ajo që do të arrihet”
Analisti shqiptar, Ben Andoni, nuk pret ndonjë zgjidhje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë në Samitin e Berlinit me 29 prill.

Lajme
I ftuar në RTV Ora Andoni shprehet se në takimin e dy delegacioneve pjesë e të cilit do të jenë presidentët dhe kryeministrat e dy shteteve, do të përcaktohet ajo që do të arrihet, dhe kjo është një arritje e madhe sipas analistit.
“Të dy kryeministrat janë marrë për të treguar se cilat janë rregullat e lojës.Në samitin e Berlinit nuk do të ketë një zgjidhje siç njerëzit presin por do të përcaktohet ajo që do të arrihet dhe kjo është një arritje e madhe”, thotë ai.
Andoni nënvizon se shqetësimi kryesor i Serbisë është të legalizojë Asosacionin e komunave serbe.
“Ajo që po përpiqet të bëjnë serbët, gjatë javëve të fundit kanë filluar të çedojnë shumë dhe nga ana institucionale, është të vënë në jetë planin e tyre të madh që kanë për legalizimin krejtësisisht të Asosacionit të komunave serbe. Kjo hap shumë shtegun për sovranitetin e dyfishtë që artikulohet nga aleatët e mëdhenj të Perëndimit për ne. Problemi i madh është që Kosova nuk ka qasje absolutisht me këtë plan për shkak se Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë Asosacionin. Pala serbe ka një problem të madh se janë stopuar në procesin e integrimit, janë te kapitulli i 13 dhe plani është që të munden të kalojnë barrierën kosovare që për ta është më i vështiri”, thotë ai.