“Në bankë kam para sa për 1 varr, asnjëri prej fëmijëve s’më punon”, Jasharaj tregon për jetën e tij

Rrahman Jasharaj është në krye të sindikatës së arsimit në Kosovë prej vitesh.

Lajme

23/04/2022 18:33

Përgjatë gjithë pushteteve, ai ka luftuar për mirëqenie të arsimtarëve duke kërkuar rroga më të mëdha. Derisa grevat kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten specialitet i tij sa herë që pushteti refuzon përmbushjen e kërkesave.

Megjithatë, vetë Jasharaj thotë se nuk qëndron mirë financiarisht. Në një intervistë në “Oxygen show” të Besim Dinës, ka treguar se nuk i ka punët mirë me partitë dhe si argument e tregon se asnjë prej fëmijëve nuk e ka të punësuar.

Përveç kësaj, Jasharaj në këtë intervistë thotë se ka para vetëm për një varr. Ai thotë se një gjë e tillë mund edhe të vërtetohet nga shteti.