Në bankat gjermane rregullohet problemi, Kosova nuk paraqitet në platforma më si pjesë e Serbisë
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se dy banka gjermane “Deutsche Bundesbank” dhe “Commerzbank”, e kanë ndryshuar në platformat e tyre prezantimin e Kosovës, dhe jo si pjesë të Serbisë. Në një postim në Facebook, Ajeti ka shtuar se kjo u bë falë reagimit të Ambasadës së Kosovës dhe bashkëpunimit me këto…
Lajme
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka thënë se dy banka gjermane “Deutsche Bundesbank” dhe “Commerzbank”, e kanë ndryshuar në platformat e tyre prezantimin e Kosovës, dhe jo si pjesë të Serbisë.
Në një postim në Facebook, Ajeti ka shtuar se kjo u bë falë reagimit të Ambasadës së Kosovës dhe bashkëpunimit me këto banka.
“Për vite me radhë, Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank, gabimisht në platformat e tyre, Republikën e Kosovës e kanë lidhur me Serbinë ose e kanë prezantuar si pjesë të saj”.
Tutje ai tha se falë reagimit dhe angazhimit si dhe bashkëpunimit me këto institucione bankare, Republika e Kosovës tashmë nuk figuron dhe nuk do të lidhet më në asnjë mënyrë me Serbinë, siç mund të vërehet edhe nga dëshmitë përkatëse.
“Nëse keni hasur në ndonjë institucion apo kompani gjermane, në të cilin Republika e Kosovës nuk paraqitet në mënyrë të drejtë dhe korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që të mund të korrigjohen gabimet e tilla”, ka shkruar Ajeti. /Lajmi.net/