Në Bagdad së paku 34 të vdekur nga sulme me bomba

Së paku 34 persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 janë plagosur, në tri sulme me bomba që kanë ndodhur në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.

Bota

07/02/2015 16:47

Agjencia e lajmeve Associated Press i ka cituar zyrtarët e policisë të kenë thënë se një bombë vetëvrasëse ka shpërthyer në pjesën lindore të qytetit duke lënë të vdekur 22 persona dhe rreth 50 të plagosur.

Të vdekur ka edhe në dy sulmet tjera.

Në jugperëndim të Bagdadit ka ndodhur ndërkaq shpërthimi i tretë ku njashtu është raportuar për të vdekur dhe të plagosur.

Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Të enjten, kryeministri irakian Haidar al-Abadi, ka marrë vendim që të hiqet në fundjavë ora policore e cila në Bagdad ka qenë e caktuar qysh nga viti 2004.