Në Amerikë s’po votohet vetëm për President, por edhe për të drejtat e abortit, përdorimin e marihuanës e shumëçka tjetër

Në Amerikë sot po shënohet ditë e rëndësishme, ajo e zgjedhjeve. Që nga ora 07:00 atje, e me orë lokale tek në 11:00 janë hapur kutitë e votimit në qendra të shumta. Amerikanët i janë drejtuar kutive të votimit, ku para vetes kanë tri fletë të bardha që duhen plotësuar me përgjigjet e tyre se…

Bota

05/11/2024 14:45

Në Amerikë sot po shënohet ditë e rëndësishme, ajo e zgjedhjeve.

Që nga ora 07:00 atje, e me orë lokale tek në 11:00 janë hapur kutitë e votimit në qendra të shumta.

Amerikanët i janë drejtuar kutive të votimit, ku para vetes kanë tri fletë të bardha që duhen plotësuar me përgjigjet e tyre se kë zgjedhin të votojnë, transmeton lajmi.net.

Por këta qytetarë të Amerikës nuk po zgjedhin vetëm presidentin/en.

Pra nuk është vetëm një zgjidhje në mes Kamala Harris dhe Donald Trump sot, por votuesit kanë shumë gjëra të tjera për të vendosur:

Të drejtat e abortit janë në fletëvotim në 10 shtete-përfshirë shtetet e Arizonës dhe Nevadës.

Një e treta e Senatit të SHBA-ve- 34 nga 100 vendet e tij, është gjithashtu në dispozicion ku demokratët aktualisht kontrollojnë Senatin me një diferencë prej një vendi

Në dhomën e përfaqësuesve të SHBA-ve- Dhoma e ulët e Kongresit të gjitha 435 vendet që janë në zgjdhje, siç ndodhë çdo dy vjet ku Republikanët aktualisht kanë një shumicë të vogël

Përdorimi i marihuanës rekreative ose mjekësore- Është gjithashtu në fletëvotim në katër shtete-Florida, Nebraska, Dakota e Veriut dhe Dakota e Jugut

Referendumet për votimin dhe zgjedhjet-Në disa zona, votuesit do të zgjedhin gjithashtu se si duan të zhvillohen zgjedhjet e tyre./Lajmi.net/