Në Agjencinë e Regjistrimit civil ka probleme teknike, qytetarët nuk mund t’i marrin dokumentet

Në Agjencinë e Regjistrimit Civil sot gjatë ditës ka pasur probleme teknike të cilat ja kanë pamundësuar qytetarëve të marrin dokumentet e tyre. Gazetari i lajmi.net, Oqean Dërmaku ka vizituar sot këtë Agjenci me të cilët ka tentuar të bisedoj por e kanë drejtuar për pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendhsme. Qytetarët aty janë…

Lajme

26/02/2024 18:42

Në Agjencinë e Regjistrimit Civil sot gjatë ditës ka pasur probleme teknike të cilat ja kanë pamundësuar qytetarëve të marrin dokumentet e tyre.

Gazetari i lajmi.net, Oqean Dërmaku ka vizituar sot këtë Agjenci me të cilët ka tentuar të bisedoj por e kanë drejtuar për pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendhsme.

Qytetarët aty janë shprehur të shqetësuar pasi që kanë pritur për shumë orë dhe nuk kanë kryer punë.

“Prej mëngjesit jam këtu por nuk kam kryer punë”, ka thënë një qytetar për lajmi.net.

Disa prej tyre kanë aluduar se kjo nuk po ndodh pasi që ka rënë sistemi, por shkaku i ndërrimit të lokacionit dhe tendereve. /Lajmi.net/

Video: