Në 2030-ën, myslimanët do t’i agjërojnë dy Ramazanë brenda një viti
Kalendari hënor funksionon ndryshe nga ai diellor, kështu që nuk duhet të jetë surprizë një lajm i tillë.
ShowBiz
Këtë javë, përdoruesit e rrjeteve sociale potencuan se në vitin 2030 do kishin dy Ramazanë për t’i agjëruar – një në fillim të janarit dhe të dytin në fund të dhjetorit, njofton ‘Gulf News’, transmeton lajmi.net.
Two ramadan in 2030
……..— 𝘼𝙗𝙙𝙍𝙢𝙣 ⛷ (@abdoolrmn) July 28, 2019
Faqja e internetit timeanddate.com, në kalendarin e Arabisë Saudite për vitin 2030, sqaroi se Ramazani ka të ngjarë të nisë në 6 janar, i ndjekur nga Fiter Bajrami më 5 shkurt.
Deri në fund të vitit, Ramazani pritet të nisë përsëri më 26 dhjetor.
Hassan Ahmed Al Hariri, shefi ekzekutiv i Grupit të Astronomisë në Dubai, tha për Gulf News se dy Ramazanë për një vit nuk duhet të konsiderohet si një fenomen, pasi muaji hënor ecën përpara 11 ditë çdo vit.
“Kalendari diellor dhe kalendari hënor funksionojnë veçmas nga njëri-tjetri dhe janë të ndryshëm. Ai diellor është i fiksuar me diellin, ndërsa kalendari hënor është gjithmonë 11 ditë më i shkurtër. Kështu, të kesh dy Ramazanë për një vit është një rezultat i natyrshëm i të pasurit dy kalendarë të ndryshëm”, theksoi Al Hariri.
“Kalendarët u shpikën nga njerëzit, kështu që ne mund ta përdorim atë si një pikë referimi dhe të llogarisim kohën. Njerëzit duhet t’i shohin të dy Ramazanët si një gjë të natyrshme, “tha ai.
Duke folur për të ashtuquajturin “apokalips” të vitit 2012, i cili u pohua se ishte parashikuar nga qytetërimi antik i Majave, Hariri shpjegoi se kalendarët përdoren vetëm për t’i shërbyer qëllimit për atë që është menduar.
“Qytetërimi i Majave krijoi një kalendar që përfundoi në 21 dhjetor të vitit 2012. Ndërsa shumë njerëz krijuan një lloj histerie për situatën dhe pretenduan se bota do të përfundonte, nuk ishte diçka e madhe. Në fakt, kjo thjesht nënkuptonte se numrat kalendarik u kthyen në zero”, deklaroi ai. /Lajmi.net/