Ndryshon situata- propozohet që Kryeparlamentari të votohet në mënyrë të fshehtë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish për të zhvilluar seancën e radhës konstituive. Në seancën e sotëm të pranishëm në sallë ishin 110 deputetë, shkruan lajmi.net. Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari deklaroi se vazhdimisht ka pasur disa tentime për konstituimin e kuvendit- por të njëjtat ishin të pasuksesshme.…

Lajme

01/05/2025 10:46

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot sërish për të zhvilluar seancën e radhës konstituive.

Në seancën e sotëm të pranishëm në sallë ishin 110 deputetë, shkruan lajmi.net.

Kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari deklaroi se vazhdimisht ka pasur disa tentime për konstituimin e kuvendit- por të njëjtat ishin të pasuksesshme.

Me këtë rast, Dehari propozoi që Kryeparlamentari të zgjidhet në votim të fshehtë.

Ai ka propozuar që votimi të kryhet “me fletvotime fizike”./Lajmi.net/