Ndryshon moti, këto janë temperaturat për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë këtyre pesë ditëve do të kemi mot të paqëndrueshëm.

Lajme
Siç njofton IHMK, reshjet e shiut të përcjellura me shkarkime rrufesh, parashihen të jenë lokale dhe afatshkurta, por prezent në të gjitha ditët e kësaj jave, përcjell lajmi.net.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.
Njoftimi i plotë:
Parashikimi i motit për pesë ditë (08 – 12 qershor 2020)
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të kemi mot të paqëndrueshëm. Në fushat barike do të ketë luhatje minimale, ndërsa fushat termike mbesin pothuaj konstante, si në temperaturat minimale, ashtu edhe në ato maksimale. Indeksi UV mbetet i lartë në periudhat kur kupa e qiellit është e hapur. Reshjet e shiut të përcjellura me shkarkime rrufesh, parashihen të jenë lokale dhe afatshkurta, por prezent në të gjitha ditët e kësaj jave. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s. /Lajmi.net/