Ndryshon forma e protestës – autobusët e “Trafikut Urban” vendosen pranë Komunës së Prishtinës
Protesta e transportuesve publikë dhe privatë në Komunën e Prishtinës, e cila po mbahet për shkak të mospagesës së borxheve nga komuna, do të vazhdojë sot në një formë të re. Pas pezullimit të të gjitha linjave ditën e hënë dhe protestës para objektit të Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë, punëtorët e transportit kanë paralajmëruar…
Lajme
Protesta e transportuesve publikë dhe privatë në Komunën e Prishtinës, e cila po mbahet për shkak të mospagesës së borxheve nga komuna, do të vazhdojë sot në një formë të re.
Pas pezullimit të të gjitha linjave ditën e hënë dhe protestës para objektit të Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë, punëtorët e transportit kanë paralajmëruar veprime të tjera simbolike, raporton lajmi.net

Sot, autobusët e “Trafikut Urban” do të pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës, si shenjë presioni për zgjidhjen e problemit të pagesave./Lajmi.net/



