Ndryshimi total i Stambollit në 45 vite, ja si dukej në vitin 1971 (Foto/Video)
Edhe në atë kohë lidhja e shqiptarëve si në tregti, vizita familjare apo edhe si turistë më Stambollin ka qenë e ngushtë.

Bota
Madje, në vitet e 70-ta dhe 80-ta destinacioni primar i shqiptarëve ka qenë Turqia, meqenëse udhëtimet në atë kohë kanë qenë edhe më të lira, por edhe nuk duheshin viza. Një tjetër arsye është se në atë kohë standardi i jetës ka qenë më i mirë dhe qytetarët mund të lëviznin më lirshëm.
Por, edhe tregtia e kosovarëve varej shumë nga lidhjet me Turqinë, ku shumica e materialeve të tekstilit importoheshin nga Stambolli, raporton lajmi.net
Këto janë vetëm disa nga arsyet e udhëtimeve në Turqi, që e argumentojnë faktin se shqiptarët udhëtonin shpesh në Stamboll.
Nëse jëni pak më në moshë, me shumë gjasë keni vizituar Stambollin në vitet e 70-ta, 80-ta apo 90-ta.
Mund të ju kujtohet ky qytet, por nëse e keni vizituar atëherë dhe s’keni pasur mundësi ta vizitoni pas vitit 2010, atëherë me shumë gjasë nuk do ta besoni ndryshimin.
Më poshtë keni disa foto të Stambollit në vitet e 70-ta./lajmi.net
Dhe Stambolli 2015…
