Ndryshimet në Ligjin për Byronë: MD në pritje të vendimit të Kushtetueses
Ministria e Drejtësisë është në pritje të drejtgjykimeve të plota të akteve Kushtetuese, për të proceduar me ndryshimin në projektligjin për Byronën Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurimit të Pajustifikueshëm. Kushtetuesja javë më parë, rrëzoi këtë ligj, duke vlerësuar disa nga nenet kundërkushtetuese. Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë…

Lajme
Ministria e Drejtësisë është në pritje të drejtgjykimeve të plota të akteve Kushtetuese, për të proceduar me ndryshimin në projektligjin për Byronën Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurimit të Pajustifikueshëm.
Kushtetuesja javë më parë, rrëzoi këtë ligj, duke vlerësuar disa nga nenet kundërkushtetuese.
Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Drejtësisë kanë thënë se janë duke punuar në adresimin e çështjeve të vendosura nga Kushtetuesja.
“Pas njoftimit të Kushtetuese në raport me Ligjin për Byronë, Ministria e Drejtësisë është duke punuar për adresimin e çështjeve në projektligj. Është e rëndësishme që Aktgjykimi të publikohet sa më parë në mënyrë që të sigurohemi që adreson të gjitha çështjet e vendosura”, thuhet në përgjigjen e MD-së.
Por, nga Lvizja Fol thonë se Ministria do të duhej që të ndryshonte një ligj tjetër dhe duhet që të ketë edhe grupin punues.
“Duhet të bëhet me hartues të ri ligjor, hartues cilë janë shumë profesionale që janë të tire dhe të dinë mirë se cfarë është një a,b,ce ligjeve sepse kemi parë çështjet që i kanë kontestuar Kushtetuese në të vërtetë kanë qenë qenë kushtetuese me vend, sic janë vendosja e kompetencave të komisioneve.”, tha Viona Bunjaku.
Njëjtë shprehen edhe nga GLPS, të thonë se do të marrë aktgjykim i plotë duhet të gjitha kushtetuese që të adresohen gjetjet.
“Duke qenë se deri në fund vetëm njoftim mbi vendimin e tanishëm kemi Kushtetuese për Ligjin e Byrosë, fillimisht duhet të miratohet publikimi i vendimit të plotë dhe më vonë do të përfundojë në hartimin e ligjit të ri nga Ministria e Drejtësisë. GLPS kërkon nga Ministria që gjatë hartimit të dispozitave të reja të ligjit për Byronë, të siguruarit që në mënyrë të drejtë të plotë i adresojnë gjetjet e Kushtetueses, të konsensusit në përfundimin e konsultimit me akterët e tjerë dhe të marrë si model. praktikat pozitive nga vendi e tjera që e zbatojnë konfiskimin civil. Pasi me këtë Ligj synohet që për herë të parë në Kosovë të rregullohet mundësia e konfiskimit civil, konsultimi i serisë me Komisionin Venecian mund të duket si opsion në hartimin e Ligjt të Ri.”, tha Liridon Salihu.
Ndërkohë që ish i Ministrisë së Drejtësisë shpreson që vendimi i plotë i Kushtetueses të shumë kohë, meqë nuk do të marr sekretari në procedurën e ligjit.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka afat por sa i përket kësaj nisme gjykata ka tejkaluar cdo limit deri më tash, sepse ka një afat të kohës që është marrë me gjatë dhe besoj se hartimi nuk do të marrë shumë kohë, sepse besoj që i njëjti me. rastin e vërtetë, miratimit ai vetëm ka qenë një draft i konsideruar.”, tha Ardian Bajraktari.
Përmes telefonit nga Gjykata Kushtetuese, televizioni i cili ka të ngjarë të jetë në hartim të aktgjykimit të plotë porse nuk mund të flasin për se kur mund të jetë në jetë.
Ky projektligj u miratua në shkurt të 2023-s, por PDK-ja e dërgoi atë për kërkim në Gjykatë Kushtetuese.