Ndryshime në ueb-faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, aktualisht është jashtë funksionit
Në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, po realizohen ndryshime dhe përditësime teknike, si dhe në infrastrukturën përkatëse teknologjike. Kjo ka bërë që kjo ueb-faqe të jetë aktualisht jashtë funksionit, dhe lajmin për këtë e ka dhënë vetë Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Facebook. “Këto ndërhyrje janë të planifikuara dhe kanë për qëllim përmirësimin…
Lajme
Në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, po realizohen ndryshime dhe përditësime teknike, si dhe në infrastrukturën përkatëse teknologjike.
Kjo ka bërë që kjo ueb-faqe të jetë aktualisht jashtë funksionit, dhe lajmin për këtë e ka dhënë vetë Ministria e Mbrojtjes përmes një postimi në Facebook.
“Këto ndërhyrje janë të planifikuara dhe kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë, stabilitetit dhe funksionalitetit të sistemit. Prandaj, informacionet që janë dhënë se ueb-faqja është jashtë funksionit për arsye të tjera nuk janë të vërteta, janë propagandë që ka për qëllim dëmtimin e imazhit të Ministrisë së Mbrojtjes”, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes. /Lajmi.net/

Njoftimi i plotë: