Ndriçohet bredhi në sheshin “Zahir Pajaziti”

Bredhi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është ndriçuar, derisa në bredhin tek sheshi “Skënderbe” po vazhdojnë punimet, për të vazhduar edhe me ndriçimin përgjatë sheshit “Nënë Tereza”.

Lajme

20/12/2014 20:24

Komuna e Prishtinës ka filluar stolisjen e shesheve në kryeqytet për nder të festave të fundvitit.

Menjëherë janë parë grupe të njerëzve që ndaleshin për të bërë fotografi pranë bredhit, derisa gjatë gjithë ditës kompania fituese e tenderit ka punuar për rregullimin e tyre.