“Ndoshta ju hiqet”, Kurti shpreson në humbjen e PDK-së në Han të Elezit derisa po fitojnë pa balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e të gjitha qendrave të votimit edhe në Komunën e Hanit të Elezit. Sipas këtyre rezultateve, PDK ka fituar këtë komunë pa balotazh. Bazuar në këto rezultate, Mehmet Ballazhi i PDK-së, ka marrë 50.94% të votave, ndërkaq Rufki Suma ka marrë 49.06% të votave. Por, këtë rezultat nuk…

Lajme

13/10/2025 12:55

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e të gjitha qendrave të votimit edhe në Komunën e Hanit të Elezit.

Sipas këtyre rezultateve, PDK ka fituar këtë komunë pa balotazh.

Bazuar në këto rezultate, Mehmet Ballazhi i PDK-së, ka marrë 50.94% të votave, ndërkaq Rufki Suma ka marrë 49.06% të votave.

Por, këtë rezultat nuk po e beson kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Ai në një konferencë për media sot, ka shpresuar se PDK do ta humb këtë komunë.

“Lëvizja Vetëvendosje i fitoi tre komuna pa balotazh, e ndoshta shtohet edhe Gjilani e bëhen katër. Partia Demokratike e Kosovës i fitoi tri komuna pa balotazh, e ndoshta i hiqet Hani i Elezit e mbeten dy”, tha Kurti.

Hani i Elezit është njëra nga tri komunat ku PDK-ja rezulton të ketë fituar pa balotazh, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. /Lajmi.net/