Ndoshta i keni harruar – këta janë ‘dështakët’ e ‘El Clasico’
Historia e ‘El Clasicos’ përbëhet nga kampionë dhe legjenda.

Sport
Një listë e pafund e kampionëve kanë rritur rivalitetin në këtë derbi të Spanjës, shkruan lajmi.net.
Përkundër se kjo kjo cilësohet si ndeshja më e madhe e futbollit në botë, në këtë derbi ka pasur raste, ku të dy skuadrat kanë pasur dështimet e tyre me disa futbollistë.
Se kush janë dështimet që kanë luajtur në ‘El Clasico’, i gjeni në pjesën e mëposhtme:
LUCAS SILVA – Mesfushori premtues brazilian u bashkua me Realin në janar 2015 nga Cruzeiro. Pas një huazimi te Marseille ai kthehet në Madrid në sezonin 2016/17. Ai u largua i lirë në verën e vitit 2019. Ai luan për Grêmio që nga janari 2020.
PINTO – Ishte portieri i dytë Barcelonës që erdhi në janar të vitit 2008 nga Celta Vigo dhe qëndroi për gjashtë vjet si zëvendësues Valdés.
ISAAC CUENCA – Nga të gjithë talentët e dalë nga La Masia e Barcelonës në dekadën e fundit, ky ndoshta është një nga më zhgënjyesit. Ai filloi me me synime të mëdha, pastaj humbi në huazimet mes Ajax , Sivasspor, Granada, Beer Sheva. Nga viti 2019 ai luan në Japoni .
IBRAHIM AFELLAY – Ish xhevahiri i PSV kishte mbërritur te Barcelona në vitin 2011 me shumë pritëshmëri, por në fund i zhgënjeu të gjithë. Pas Schalke , Olympiakos dhe Stoke ai përfundoi përsëri në PSV. Katër paraqitje vitin e kaluar. Tani 34 vjeç, ai është liruar nga klubi.
JEFFREN: U prit shumë nga ai. Madje kishte shënuar golin për 5-0 në ‘manita’ historike të Barcës të Guardiolës në vitin 2010. Ai u përpoq të rindezë karrierën në Portugali, Belgjikë, Zvicër, Greqi. Sot, 32 vjeç, ai luan në Kroaci .
ROYSTON DRENTHE – Koha e holandezit në Madrid zgjati pesë vite, përfshirë edhe huazimet. Nga viti 2007 deri në vitin 2012, 65 paraqitje dhe katër gola. Sot ai luan në ligën e tretë të Holandës.
DIMITRIY CHYGRYNSKIY – Në 2009 Guardiola investoi 25 milionë në të: ishte një katastrofë. Ai kurrë nuk luajti një ‘El Clasico’ në fushë, por i ndoqi vetëm nga stoli. Pas një viti ai u kthye në Shakhtar. Sot ai luan në Massimo Carrera’s AEK Athinë.
MIGUEL PALANCA – Dikush që nuk njihet shumë: vetëm tri paraqitje për Real Madrid. Debutimi nga bankina kundër Barcelonës në Dhjetor 2008, erdhi në fushë nga trajneri Juande Ramos për shkak të dëmtimit të Sneijder. Një karrierë midis ligave të vogla spanjolle, Andorra, Polonia, Qipro, India dhe Australia.
ULIEN FAUBERT – Në vitin 2008 mori një thirrje misterioze nga Real Madrid dhe madje mori edhe fanellëm me numrin 10. Megjithatë, francezi nga West Ham bëri vetëm dy paraqitje në La Liga. Dhe, në një sezon, ‘El Clasicon’ e pa vetëm nga stoli.
PABLO GARCIA – Mesfushor uruguaian, u transferua te Real Madrid dhe shumë shpejtë zuri vendin e Gravesen. Një sezon, disa paraqitje dhe më pas huazime te Celta Vigo dhe Murcia. Ai e përfundoi karrierën e tij në Greqi. Për vite me radhë ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit kombëtar i Uruguait.
ALVARO MEJIA – Karrierën e filloi te Real Madrid: ai ka luajtur në Katar që nga viti 2014, pastaj luajti gjithashtu nëpër Francë, Turqi dhe Greqi. Ai luajti mbi 50 ndeshje për Real Madridin.
MAXI LOPEZ – Para se të vendosej në Itali, argjentinasi u përpoq të depërtonte në Spanjë. Dhe ishte Barcelona që e solli atë në Evropë. Përvoja zgjati një vit me 19 paraqitje dhe disa gola, njëra prej të cilave ndaj Chelsea në Ligën e Kampionëve. Sot ai luan me Sambenedettese në Serie C.
ANTONIO NUNEZ – Anësor i djathtë i lindur në 1979 i cili u rrit në Cantera të Real Madrid. Në vitin 2004, çuditërisht, Liverpool e bleu atë dhe kishte kohë për të fituar Ligën e Kampionëve . Që nga viti 2007 ai ka luajtur më së shumti në ligën e dytë Spanjolle.
RICARDO QUARESMA – Para se të blihej nga Porto dhe të shkonte tek Interi, Quaresma kishte magjepsur të gjithë në Sporting. Përfshirë Barcelonën, e cila e ndoqi atë dhe CR7. Ata përfundimisht blen Quaresma në 2003 vetëm për ta rishitur atë një vit më vonë: lojtari nuk dëshironte më të kishte lidhje me Rijkaard. 28 paraqitje, një gol dhe një asistim në Clàsico më 6 dhjetor 2003.
FRANCESCO COCO – Koha e mbrojtësit italian në Barcelona në 2001/2002 nuk ishte e mirë: 33 paraqitje dhe shumë kritika. Ai i kishte magjepsur Blaugranat kur në shtator 2000 i sfidoi ata me fanellën e Milanit dhe i çmendi të gjithë, madje duke i dhënë Bierhoff një asistim mjeshtëror. Ai doli në pension në të tridhjetat.
PHILIPP CHRISTANVAL – I blerë në 2001 nga Monako, qendra franceze kaloi dy vjet në Kataloni pa dhënë kurrë përshtypjen e të qenit një mbrojtës i fortë. Ai përfundoi në Marsala dhe më pas në Fulham, para se të mbyllej në vitin 2008 në moshën 30 vjeçare.
SECRETARIO; Mbrojtësi i djathtë i cili arriti në Real Madrid në 1996, ishte i padëshiruar nga Capello që e dërgoi atë në Porto, ku më vonë do të fitonte gjithçka nën drejtimin e José Mourinho.
JUAN ESNAIDER – Të gjithë e kujtojnë atë në Madrid për një arsye:: ai ‘vodhi’ fanellën me numrin 7 nga Raul në 1995. Dy periudha ‘te Los Blancos’, 1991-1993 dhe 1995/96. Vetëm një gol.
/LAJMI.NET/