Ndodh në Bolivi: Gjyqtari akordon penallti me VAR ‘inekzistent’

Një gjyqtar ka shkaktuar kaosin më të madh të futbollit bolivian për dhënien e një penallti në kohën shtesë duke përdorur VAR - përkundër se në Bolivi nuk përdoret fare teknologjia.

Sport

06/08/2019 14:02

Ekipi mysafir Bolivar ishte duke udhëhequr 1-0, kur në kohën shtesë gjyqtari vendosi të jepte penallti për ekipin e Always Ready.

Por janë shfaqur pamjet e gjyqtarit Raul Orosco duke folur me zyrtarin e katërt të ndeshjes dhe dikë që i fliste në veshin e tij përpara se të merrte një vendim të diskutueshëm, shkruan lajmi.net.

Gjyqtari sinjalizoi përdorimin e VAR, por u kuptua shpejt që kampionati nuk e përdor atë dhe vazhdoi të tregojë gishtin në pikën e bardhë.

Ndeshja kaloi në kaos pasi lojtarët e Bolivarit ishin të zemëruar me vendimin dhe u desht ndërhyrja e njësisë së lartë policore për ta ruajtur rendin në fushë.

Lojtari i Always Ready më pas dështoi nga penalltia dhe fitorja i takoi Bolivarit, mirëpo pritet të merren masa ndaj gjyqtarit Orosco.


Ndryshe, në Amerikën e Jugut, vetëm kampionati i Brazilit përdor teknologjinë e famshme VAR. /Lajmi.net/