Ndodh mrekullia në Mekë: Haxhilerët drejtojnë duart nga qielli

Pas vapës së madhe në vendin e shenjtë në botën islame, Meka, pelegrinasit janë freskuar nga shiu.

Bota

13/08/2019 09:05

Rrugët në këtë hapësira kanë filluar të përmbyten brenda minutash nga shiu, duke krijuar edhe pellgje me baltë e duke freskuar ata që po kryenin haxhin, transmeton lajmi.net.

Disa prej tyre tentojnë t’i shmangen lagies së shiut, gjersa shumë të tjerë vrapuan në rrugë për t’u lutur në këtë moment.

“Kjo është hera e parë që kam ardhur në Haxh dhe është e mrekullueshme,” tha haxhiu Ghada Al-Johar për Arab News.

Mbrojtja civile paralajmëroi pelegrinët që të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin terrenin e ulët, i cili mundëson lehtë përmbytjet. /Lajmi.net/