Ndodh edhe kjo në KEK, Albin Kurti “punëson” një grua për një nga pozitat më të rënda fizike e ku rrezikohet edhe jeta
Si asnjëherë më parë në prag të zgjedhjeve nacionale një numër i madh personash u punësuan në Korporatën Energjetike të Kosovës. Madje, ajo qe quhej skandal vetëm nëse hapej konkurs në ndërmarrje publike në kohë fushate, tani u pa që vetë, kryeministri Albin Kurti publikisht doli dhe i shpërndau 220 kartela për të punësuarit në…
Lajme
Si asnjëherë më parë në prag të zgjedhjeve nacionale një numër i madh personash u punësuan në Korporatën Energjetike të Kosovës. Madje, ajo qe quhej skandal vetëm nëse hapej konkurs në ndërmarrje publike në kohë fushate, tani u pa që vetë, kryeministri Albin Kurti publikisht doli dhe i shpërndau 220 kartela për të punësuarit në KEK.
Në ndërmarrjen publike që nga fillimi i marrjes së pushtetit nga VV-ja punësimet kanë ngjallë reagime të shumta për shkak të punësimeve familjare dhe partiake. Në konkursin e parë të KEK-ut, në vitin 2021 shpërtheu skandali ku të 120 të punësuarit kishin lidhje farefisnore me menaxhmentin e me zyrtarë publik e partiak. Ky proces përfundoj në hetuesi dhe u detyruan ta anulojnë.
Njëjtë sikurse edhe konkursi i fundit ku dolën të punësuar 150 persona nga fshati i drejtorit, ushtruesit të detyrës së kryeshefit të KEK-ut, Bekir Gërguri e 47 prej tyre me diploma false.
A.A, A.Sh, A.Zh, A.I, A.G, A.G, B.R, B.F, B.I, B.M, B.J, B.H, E.V, E.H, E.H, F.Zh, N.F, K.S, V.M, F.M, I.B, F.M, J.H, V.H, E.M, Sh.M N.C, D.Th, M.B, Sh.K, B.M, F.Ll, H.M, E.B, I.K, M.A, S.A, Gj.Rr, M.J, K.Z, R.M, N.J, F.M, L.M, R.B, S.C dhe S.H dyshohet se kanë falsifikuar diplomat për të konkurruar në KEK.
Mirëpo ajo që ra në sy gjatë ceremonisë së ndarjës së kartelave të punësimit nga kryeministri Kurti, ishte kjo grua qe po e shihni në foto.
Fotografi nga Kallxo.com
E pabesushme, por rezultoi e vërtetë së kjo grua është punësuar në një nga pozitat me të vështira në KEK e ku asnjëherë në historinë e kësaj ndërmarrje nuk ka pas asnjë grua në këtë pozitë.
Siç raporton gazeta Infokus, e punësuara në KEK, Sadete Lamallari, është pranuar në pozitën “Manipulese e Shiritave Transportues”.
Sipas përshkrimit të vendit të punës, zonja e nderuar do të kujdeset që sa herë të bllokohen shiritat transportues të thëngjillit të intervenojë për t’i zhbllokuar, në të gjitha rastet kjo bëhet me forcë fizike, me lopata gjigante apo mjete të tjera punë.
Madje, një pozitë e tillë, konsiderohet me rrezikshmërinë me të lartë dhe si puna me e rëndë fizike.
“Në raste të rrezikut nga zjarri duhet të dinë të përdorin aparatet për fikje të cilat janë të vendosura në çdo stacion veprues apo shirit transportues”, thuhet ndër të tjera në konkurs.
Pikërisht për shkak të rrezikshmërisë së lartë e nevojës për forcë për zotërimin e kësaj pune deri më tani asnjëherë në këtë pozitë nuk ka pasur të punësuar gra.
E pikërisht për këto pozita, si asnjëherë më parë në konkursin e publikuar vitin që lamë pas, KEK-u kishte kërkuar që të aplikojnë “veçanërisht gjinia femrore”, madje me specifika që dyshohet se iu përshtaten pikërish nevoajave të personave që u punësuan.
Po çfarë duhet të bëjë një person që ka këtë pozitë në KEK?
Sipas konkursit i cili u shpall me 20.09.2024, “Manipuluesi i shiritave transportues” duhet të përcjellë punën e pajisijeve ngasëse të stacionit veprues – shiritit transportues gjatë ndërrimit.
Pajisje këto tejet të rënda dhe problematike, shkruan Gazeta Infokus.
“Bartësi i vendit të punës Manipulues i shiritave transportues ka për obligim të përcjellë me vëmendje punën e pajisjeve ngasëse të stacionit veprues – shiritit transportues gjatë ndërrimit. Kontrollon pajisjet përcjellëse të stacionit veprues dhe pastrimin e tij. Duhet të ketë njohuri të mjaftueshme në lidhje me shiritat e gomuar (të tenton të bëjë centrimin) në qoftë se shiriti devijon majtas apo djathtas, të lajmëron përgjegjësit e Departamentit të Mirëmbajtjes. Komandon me pajisjet ngasëse të stacionit veprues – shiritit transportues. Është i obliguar që para çdo startimi të stacionit veprues – shiritit transportues, të shtypë sirenën alarmuese”, thuhet në pjesën ku sqarohen detyrat dhe përgjegjësitë në këtë rast edhe të Sadete Lamallarit.
Përveç kësaj pozite në konkursin e KEK-ut, u shpallën vende punë edhe për pozitat manipules i hinkës fushore dhe manipules i kabinës.
Për këto pozita sipas konkursit kërkohen këto detyra dhe përgjegjësi si më poshtë:
Pjesëmarrja e kryeministrit Kurti e madje edhe ndarja e kartelave të punës nga vetë ai, në pranimin e 220 punëtorëve në Korporatën Energjetike, në kohë fushate intensive para zgjedhjeve të 9 shkurtit, u konsiderua skandali më i madh një kryeministri e nxiti reagime të shumta në opinionin publik.
E megjithatë Kurti u pa se këtë e bëri me një mburrje të madhe. I pyetur nga Kallxo.com nëse këtë e bëri për të marrë më shumë vota, Kurti injoroi përgjigjen e gazetarit duke thënë se “Kjo është në funksion të mihjes, prodhimit të qymyrit”, ku pas kësaj përgjigje u largua së bashku me truprojet e tij.
Gazeta Infokus ka kontaktuar edhe me Korporatën Energjetike të Kosovës ku ka kërkuar të sqarohen kualifikimet dhe përvojat që Sadete Lamallari ka duke qenë se është pranuar në një pozitë kaq të rrezikshme, mirëpo deri në momentin e publikimit redaksia nuk ka pranuar ndonjë përgjigje madje as pas kërkesës për qasje në dokumente publike.