Ndodh edhe kjo! Këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë në moshën 50 vjeçare

Këngëtarja dhe aktorja e mirënjohur amerikane, Janet Jackson, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

ShowBiz

03/01/2017 23:55

Ylli amerikan dhe bashkëshorti i saj, Wissam Al Mana, janë bërë me djalë të martën, shkruan Gazeta Express.

Djali, i quajtur Eissa, është lindur pa probleme, ndërsa Janet aktualisht është duke pushuar pas lindjes, ka njoftuar një përfaqësues i familjes.

Këngëtarja dhe aktorja 50-vjeçare ka qëndruar larg syrit të publikut gjatë shumicës së kohës sa ishte shtatzënë.