Ndizte zjarr në Itali, arrestohet në flagrancë shqiptari 25-vjeçar

11:58 | 4 Gusht 2021

Një shtetas shqiptar dhe një italian kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për zjarrëvënie të qëllimshme në Troina të Siçilisë.

Mediet italiane bëjnë me dije se janë arrestuar në flagrancë 25-vjeçari shqiptar dhe një 80-vjeçar italian, të dy fermerë të zonës.

Të dy fermerët akuzohen se kanë ndezur disa vatra zjarri rreth zonës aty pranë.

Veprimi i tyre u ndërpre nga Karabinierët, të cilët patrulluan zonën që bashkon krahinat e Enna dhe Messina.

Shqiptari pasi pa praninë e efektivëve u përpoq të arratisej, mirëpo menjëherë u kap nha karabinierët.

Nga kërkimi i mëvonshëm disa mjete u gjetën në vend, të përbëra nga bombola të vogla që përmbanin karburant dhe ndezës të ndryshëm.

Zjarret e përhapura në të gjithë rajonin e Sicilisë rrezikojë disa banesa në qytetin e Catanias, ku dhjetëra banorë janë evakuuar dhe aeroporti ka mbylluar fluturimet.

Deri më tani, fatmirësisht nuk raportohet për viktima apo të lënduar por vetëm për dëme materiale.