Ndikimi ndërkombëtar për krijimin e Qeverisë, do të ketë presion ndaj të gjitha partive
Partitë politike që kanë kaluar pragun zgjedhor, pritet të ballafaqohen me presion ndërkombëtar sa i përket formimit të institucioneve të reja në Kosovë, vlerësojnë njohës të çështjeve politike dhe ndërkombëtare. Sipas tyre, ndikimi ndërkombëtar në krijimin e Qeverisë re do të jetë i pashmangshëm. Në kohën kur Kosova ende nuk ka rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/11/qeveria-ks.jpg)
Lajme
Partitë politike që kanë kaluar pragun zgjedhor, pritet të ballafaqohen me presion ndërkombëtar sa i përket formimit të institucioneve të reja në Kosovë, vlerësojnë njohës të çështjeve politike dhe ndërkombëtare. Sipas tyre, ndikimi ndërkombëtar në krijimin e Qeverisë re do të jetë i pashmangshëm.
Në kohën kur Kosova ende nuk ka rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, faktori ndërkombëtar tashmë veçse ka shtuar thirrjet për formimin e institucioneve të reja së më parë, ndonëse paqartësitë rreth kësaj çështjeje brenda vendit janë të mëdha.
Drejtori i Institutit për lidership Civil, politologu, Argjend Zejnaj paralajmëron presion të shtuar ndërkombëtar ndaj partive politike që e kanë kaluar pragun zgjedhor sa i përket formimit të institucioneve të reja.
“Zgjatja më tepër se që jemi mësu e përfundimit të rezultateve preliminare le më ato përfundimtare votat e diasporës do ta përcaktojnë nëse do te kemi nje ndërtim te shpejtë të qeverise re dhe sigurisht edhe fokus administrata Trump do jetë më e ashpër për të pasur institucione sa më shpejt. Patëm edhe reagimin e ambasadorit britanez besoj do te jenë je ndikim dhe presion me i larte karshi gjitha partive politike qe ka e kaluar pragun qe te krijojnë institucionet sa më shpejte që të jetë e mundur për ta zënë hapin shpete sa i përket dialogut dhe proceseve tjera integruese te Kosovës”, tha Zejnaj për rtv21.
Njohësi i integrimit Evropian, Avni Mazrreku ndërkaq vlerëson se ndikimi dhe presioni i faktorit do ndërkombëtar do të jetë për përfshirjen e minoriteve në institucionet e reja. Sipas tij formim i shpejt i institucioneve është jetike para së gjithash për Kosovën.
“Marrë në konsideratë konfiguracionin kushtetues juridik, marre në konsideratë përfaqësimin e minoriteteve në institucionet e Kosovës ….marrë në konsideratë se ky faktor i minoriteteve përkatësisht partie politike minoritare të përfaqësuara në Kuvend eventualisht mund të përdoren si instrument presioni në funksion të institucioneve të reja qeverisë dhe organeve të tjera që dalin nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, tha ai për rtv21.
Së fundmi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se pret që pas zgjedhjeve në Kosovë, të ketë një Qeveri stabile, derisa Bashkimi Evropian ka thënë se mezi presin formimin e Qeverisë së re të Kosovës dhe vazhdimin e angazhimit me autoritetet kosovare. Edhe Mbretëria e Bashkuar ka thënë se pret që institucionet e reja në Kosovë të formohen sa më shpejt të jetë e mundur. /RTV21/