Ndikimi i përshkallëzimit në veri në procesin zgjedhor
Sulmet e njëpasnjëshme në veri të vendit, kanë ngritur diskutimet nëse përshkallëzimi i mundshëm i situatës atje mund të ndikojë në procesin zgjedhor të 9 shkurtit. Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se organet e sigurisë kanë marrë masat e duhura që në kohë të zgjedhjeve të mos përsëritën skenarët e njëjtë. Në AAK…
Lajme
Sulmet e njëpasnjëshme në veri të vendit, kanë ngritur diskutimet nëse përshkallëzimi i mundshëm i situatës atje mund të ndikojë në procesin zgjedhor të 9 shkurtit.
Në partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, thonë se organet e sigurisë kanë marrë masat e duhura që në kohë të zgjedhjeve të mos përsëritën skenarët e njëjtë.
Në AAK thonë se përshkallëzimi i situatës në veri mund të ndikojë vetëm në procesin zgjedhorë në pjesën veriore por jo edhe pjesën tjetër të vendit. Sipas tyre, secili qytetarë votues duhet ta jetë pjesë e sistemin elektoral e jo të ketë përjashtime.
“Në pjesën veriore ka mundësi të ndikojë numri i pjesëmarrësve në procesin e votimit por në pjesën jugore besoj se do të jetë normalisht. Tash të vetmen kaptinë që qeverisja aktuale e ka mundësinë ta promovojë si një prej sukseseve është veriu. Atje ka shumëçka realisht.. shumë cka është improvizuar dhe si është gjendja reale është e vërtetë që pjesa veriut është më e qetë por ajo qetësi është e brisht ai stabilitet është e brisht kjo nuk i shërben në të mirë vendit për shkak se popullata duhet të integrohet e jo eliminohet nga procesi integrues… qëllimi i demokracisë është që secili pjesëmarrës qytetarë votues ta gjej vetën në sistemin elektoral të organizimit të jetës në vend. Nuk mendoj që do të jetë ndonjë impakt në përcaktimin e votuesve mendoj që votuesi me duhet shiku si e ka situatën me mirëqenien brenda me situatën me faktorin ndërkombëtarë. Por nuk është në rregull që dikush të pres që nga një segment siç është i diskutueshëm të konsiderohet si sukses.”, tha për rtv21 Shemsedin Dreshaj nga AAK.
Instituti demokratik i Kosovës ndërkaq nuk pret që situata në veri të vendit të ndikojë në integritetin e procesit zgjedhor, përveç sic thuhet, në acarimin e raporteve mes partive politike.
“Marrë parasysh rreziqet që do kishte për vetë komunitetin serb mospjesëmarrja besoj se do të ketë përpjekje për të pasur sa më shumë pjesëmarrje për shkak se edhe vetë listës serbe i konvenon për të pasur me shumë votues për të dalur sa më shumë. Besoj se incidente e tilla mund të behën sa për të ngritur tensione por jo që do mund të rezultonin me mospjesëmarrje në zgjedhje….Nuk besoj se do ndikoj përveç acarimit te raporteve mes partive politike çështja e veriut nuk është mund të ketë ndikim të atillë që do mund ta komprimitojë integritetin e procesit zgjedhor.
Zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa partitë politike kanë nisur parafushatën zgjedhore tash e tre muaj.
Veriu vendit është shfrytëzuar si kartë elektorale nga të gjitha partitë.