“Ndihmoi babain e asistentës për të rindërtuar shtëpinë”- Pacolli i LDK-së reagon ndaj ministrit në detyrë Elbert Krasniqi
Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Egzon Pacolli, ka publikuar së fundmi, një dokument për ndihmë nga radhët e komuniteteve, nga e cila ka rezultuar se ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka ndihmuar babanë e asistentës së tij duke i ndarë fonde. Përmes…

Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Egzon Pacolli, ka publikuar së fundmi, një dokument për ndihmë nga radhët e komuniteteve, nga e cila ka rezultuar se ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka ndihmuar babanë e asistentës së tij duke i ndarë fonde.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka thënë së ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, e kishte kthyer ministrinë në pronë private.
Siç thotë Pacolli, paratë e taksapaguesve, Krasniqi i kishte përdorur për të rindërtuar shtëpinë e babës së asistentes së tij.
“Paratë e taksapaguesve i kishte përdorur për të rindërtuar shtëpinë e babës së asistentes së tij, Arjeta Shala. Përfituesi: Fitim Shala. Kjo nuk kishte qenë ndihmë për komunitetet në nevojë por keqpërdorim i parasë sonë”, ka shkruar Pacolli.
Tutje sipas tij anipse 800 qytetarë të komuniteteve kishin aplikuar për ndihmë, kjo nuk do të kishte ndonjë përfitim pasi siç shprehet Pacolli: “ministri i kishte ndarë fondet për njerëzit e vet”.
“Po fillojna me babën e asistentës së tij, e tash nga 57 përfitues ju dalin dhjetëra familjarë! Hajn Krasniqi”, shkroi ai. /Lajmi.net/