Ndihmës Sekretarja amerikane bojkoton Kurtin dhe Limajn
Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike Victoria Nuland e cila do të vizitojë Kosovën këtë të diele, nuk ka përfshirë në agjendën e saj të takimeve, liderët politik, Albin Kurti e Fatmir Limaj.

Lajme
Në njoftimin që Ambasada Amerikane në Prishtinë, u ka dërguar mediave, rreth agjendës së takimeve së Ndihmës Sekretares Nuland me liderët politik në Kosovë, askund nuk figurojnë emrat e liderit të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe atij të Nisma për Kosovën.
Nuland, takimin e parë do ta zhvillojë me presidenten Atifete Jahjaga, për të vazhduar më pas një takim të përbashkët me Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn
Ndërsa fare në fund, do të takohet me kryeministrin Hashim Thaçi.
Gjithashtu duhet theksuar, se Kurti dhe Limaj, ishin liderët e vetëm politik në vend, që nuk u ftuan as nga Ambasada Amerikane në Prishtinë ditë më parë, me rastin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve. (lajmi.net)