Ndëshkohen dy shoferë të motoçikletave për kundërvajtje në trafik në Ferizaj, i konfiskon të dyja

Policia e Kosovës në Ferizaj, ka intensifikuar kontrollet në trafik, me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve, në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në rrugën “Shaban Viça”në Ferizaj, policia ka ndaluar dy drejtues motoçikletash, të cilët po qarkullonin në kundërshtim me…

Lajme

31/05/2026 21:12

Policia e Kosovës në Ferizaj, ka intensifikuar kontrollet në trafik, me fokus të veçantë te drejtuesit e motoçikletave dhe skuterëve, në kuadër të planit operativ “Kontrolli i shtuar i qarkullimit të motoçikletave dhe skuterëve”.

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në rrugën “Shaban Viça”në Ferizaj, policia ka ndaluar dy drejtues motoçikletash, të cilët po qarkullonin në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e komunikacionit rrugor.

“Ndaj personit me inicialet R.M. (25 vjeç) është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh për mosposedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, si dhe masë mbrojtëse prej tre muajsh heqje e patentë-shoferit. Po ashtu, ai është gjobitur edhe me 200 euro për qarkullim me motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa. Edhe ndaj personit me inicialet A.V. (25 vjeç) janë shqiptuar të njëjtat masa: 500 euro gjobë për mosposedim të kategorisë përkatëse A, 3 pikë negative, tre muaj heqje e patentë-shoferit, si dhe 200 euro gjobë për motoçikletë të paregjistruar dhe pa targa”, ka njoftuar Policia.

Për shkak të mungesës së dokumentacionit të rregullt, policia ka konfiskuar edhe të dy motoçikletat. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: