Ndëshkohen dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie në Ferizaj
Policia e Kosovës rreth orës 23:45 kanë ndaluar dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie dhe po rrezikonin sigurinë publike në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj. Shoferi L.Q. (19 vjeç), me veturë të tipit BMë me targa të huaja, është kapur në flagrancë duke garuar me një veturë tjetër. Atij i është shqiptuar gjoba prej…

Lajme
Policia e Kosovës rreth orës 23:45 kanë ndaluar dy shoferë që po zhvillonin gara shpejtësie dhe po rrezikonin sigurinë publike në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.
Shoferi L.Q. (19 vjeç), me veturë të tipit BMë me targa të huaja, është kapur në flagrancë duke garuar me një veturë tjetër. Atij i është shqiptuar gjoba prej 1000 eurove.
Shoferi tjetër Y.T. (19 vjeç), me veturë BMë me targa të huaja, është kapur në flagrancë duke marrë pjesë në gara shpejtësie. Për këtë kundërvajtje të rëndë është dënuar me: gjobë prej 500 eurove, ndalim i të drejtës për të drejtuar automjet në territorin e Republikës së Kosovës për 12 muaj, si dhe gjobë shtesë prej 500 eurove dhe masë mbrojtëse 6 muaj ndalim drejtimi, për shkak të një mase të mëhershme të ndalim-drejtimit, të cilën e kishte nga data 10.08 – 09.11.2025. Gjithashtu atij i është konfiskuar vetura.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë apel tek të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat e komunikacionit rrugor, në mënyrë që të shmangen rastet e rrezikimit të jetës së pjesëmarrësve në trafik.