Ndeshja mes Çekisë dhe Shqipërisë- Çekët e shfaqin hartën e Kosovës me flamur të Serbisë, flamujt e Shqipërisë janë kthyer mbrapsht

Ndeshja qe po mbahet sonte në Pragë mes Shqipërisë dhe Çekisë, po përcillet me provokime nga ana e tifozëve të ekipit vendas. Në stadium në bazë të fotove që po qarkullojnë në rrjet është parë harta e Kosovës me flamurin e Serbisë, teksa flamujt e Shqipërisë janë kthyer mbrapsht. Përderisa loja ende po vazhdon, deri…

Lajme

11/10/2024 22:19

Ndeshja qe po mbahet sonte në Pragë mes Shqipërisë dhe Çekisë, po përcillet me provokime nga ana e tifozëve të ekipit vendas.

Në stadium në bazë të fotove që po qarkullojnë në rrjet është parë harta e Kosovës me flamurin e Serbisë, teksa flamujt e Shqipërisë janë kthyer mbrapsht.

Përderisa loja ende po vazhdon, deri më tani në avantazh është kombëtarja e Çekisë, me një epërsi prej dy pikësh.

Golin e parë Çekia e shënoi në minutën e dytë falë goditjes të Choryt./Lajmi.net