Ndeshja me Finlandën, selektori i Shqipërisë nxjerrë tre emra nga lista

Rolando Maran ka marrë disa vendime të rëndësishme, sa i takon lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen që do të luhet prej orës 15:00 me Finlandën. Trajneri i Shqipërisë ka zgjedhur që të lë jashtë 3 futbollistë, duke habitur jo pak. I pari që nuk do të jetë i disponueshëm për Kombëtaren…

Sport

03/10/2026 11:33

Rolando Maran ka marrë disa vendime të rëndësishme, sa i takon lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen që do të luhet prej orës 15:00 me Finlandën. Trajneri i Shqipërisë ka zgjedhur që të lë jashtë 3 futbollistë, duke habitur jo pak.

I pari që nuk do të jetë i disponueshëm për Kombëtaren për shkak të kësaj zgjedhje taktike, është Samuele Sina, i cili në sfidën e fituar me San Marinon e nisi që nga minuta e parë. Të tjerë të cilët i bashkohen mbrojtësit të Union Brescia janë edhe Klevi Qefalija i Dinamos së bashku me Sabah Kerjotën.

Sa i takon futbollistëve të rikthyer dhe që do të llogariten në varësi të mënyrës se si do të rrjedhë ndeshja, përmenden Feta Fetai, kapiteni i ekipit U-21 dhe Klisman Cake, i rikuperuar plotësisht nga dëmtimi. Sa i përket Luis Hasës, vazhdon gjendja me temperaturë dhe do të llogaritet vetëm për ndeshjen e fundit në shtëpi.