Ndeshja Kosovë – Turqi, Komuna shton autobusët në linjën Aeroport-Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, me rastin e zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Turqi dhe rritjes së kërkesës për qarkullim, në bashkëpunim me Trafikun Urban, më 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjet në linjën 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas. Sipas njoftimit, nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora…

Lajme

30/03/2026 23:40

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se, me rastin e zhvillimit të ndeshjes Kosovë – Turqi dhe rritjes së kërkesës për qarkullim, në bashkëpunim me Trafikun Urban, më 31 mars dhe 1 prill do të shtohen nisjet në linjën 1A Aeroport – Prishtinë dhe anasjelltas.

Sipas njoftimit, nisjet do të realizohen çdo një orë, nga ora 06:00 deri në 24:00, nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” dhe nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

Ky vendim është marrë për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve gjatë këtyre dy ditëve, për shkak të fluksit të shtuar si pasojë e ndeshjes Kosovë – Turqi.