Ndeshja historike, reagon ambasada amerikane: Ju mbështesim, luani fort e bëjeni Kosovën krenare
Edhe nga Ambasada Amerikane në Kosovë janë përkujdesur që t’i japin Kosovës mbështetje dhe të krijojnë një atmosferë feste sot pikërisht në ditën e ndeshjes me Turqinë. Nga Ambasada kanë publikuar vazhdimisht edhe fotografi të ndryshme të zyrtarëve e miqve të ndryshëm të cilët kanë veshur fanela, e kanë vendosur kapela, shalle me flamurin e…
Lajme
Edhe nga Ambasada Amerikane në Kosovë janë përkujdesur që t’i japin Kosovës mbështetje dhe të krijojnë një atmosferë feste sot pikërisht në ditën e ndeshjes me Turqinë.
Nga Ambasada kanë publikuar vazhdimisht edhe fotografi të ndryshme të zyrtarëve e miqve të ndryshëm të cilët kanë veshur fanela, e kanë vendosur kapela, shalle me flamurin e simbolet e Kosovës.
Nga ambasada patën edhe një mesazh për lojtarët, duke i porositur që të luajnë fortë e ta bëjnë Kosovën krenare.
“Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare!”./Lajmi.net/