Ndeshja me Baselin e emocionon Granit Xhakën
Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Baselit dhe Arsenalit, do të jetë e veçantë për Granit Xhakën.

Sport
Mesfushori i Arsenalit jo vetëm që do të luaj kundër vëllait të tij, Taulantit, por do të luaj edhe kundër skuadrës që e bëri futbollist, kundër Baselit.
Emocionet e kësaj ndeshje 25 vjeçari i ka përshkruar në llogarinë e tij në Instagram.
“Hapi më i rëndësishëm është hapi i parë. E kam të vështirë ta përshkruaj se si ndihem për rikthimin në stadiumin ku jam formuar si lojtar. Emocion i veçantë që do të luaj në shtëpi”, ka shkruar Granit Xhaka.