Ndërton kasolle të bukur duke përdorur vetëm drunj, gurë dhe baltë (Video)

Në kulturën tonë moderne, rrallë se gjen individë të cilët kanë aftësi për të mbijetuar nëse humbin në një pyll.

Fun

08/07/2015 09:47

Ndoshta kjo është për shkak se ne mendojmë se aftësitë që kemi janë të dobëta, apo thjeshtë nuk mendojmë se do të na duhen ndonjëherë.

Sido që të jetë, është interesante të shohësh se si do ta ndërtonte dikush një strehë, po qe se do të humbte në pyll dhe do t’i duhej ta kalonte natën aty, transmeton Lajmi.net.

Në videon më poshtë, një njeri ndërton një strehë të mahnitshme në pyll duke përdorur vetëm burimet që ai gjen aty. Baltë, drunj, gurë dhe çdo gjë tjetër që ai gjen aty i përdorë për të ndërtuar një shtëpi të bukur të vogël.

Shikojeni videon: