Ndërron jetë zyrtari i Doganës, Enis Thaqi

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se është ndarë nga jeta zyrtari i Doganës, Enis Thaqi. Ata kanë thënë se gjatë gjithë karrierës së tij, enis Thaqi është dalluar për profesionalizmin, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe integritetin në detyrë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe duke lënë një gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë kolegët. “Drejtori…

Lajme

05/02/2026 13:42

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se është ndarë nga jeta zyrtari i Doganës, Enis Thaqi.

Ata kanë thënë se gjatë gjithë karrierës së tij, enis Thaqi është dalluar për profesionalizmin, përkushtimin e jashtëzakonshëm dhe integritetin në detyrë, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm dhe duke lënë një gjurmë të pashlyeshme tek të gjithë kolegët.

“Drejtori i Përgjithshëm, z. Agron Llugaliu, shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe kolegëve të tij, duke theksuar humbjen e madhe që kjo ndarje sjell për komunitetin tonë profesional. Mungesa e tij do të ndihet thellë, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet gjithmonë i gjallë në zemrat dhe në kujtesën tonë. U prehtë në paqe”, ka njoftuar Dogana e Kosovës. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: