Ndërron jetë regjisori shqiptar Gjergj Xhuvani

Ka ndërruar jetë Gjergj Xhuvani.

ShowBiz

14/08/2019 16:44

Regjisori i njohur shqiptar, Gjergj Xhuvani, ka ndërruar jetë në moshën 56 vjeçare, pasi u mposht nga një sëmundje e rëndë, shkruan lajmi.net.

Ai ka ndërruar jetë ditën e sotme në Romë, atje ku kishte shkuar për xhirimet e filmit të tij të ri, “Liqeni im”.

Xhuvani ishte regjisor, skenarist dhe gjithashtu producent shumë i njohur.

Ai ishte ishte bashkëshorti i aktores  Luiza Xhuvani./Lajmi.net/