Ndërron jetë poeti Lefter Çipa

Ka ndërruar jetë poeti i njohur shqiptar.

ShowBiz

18/02/2021 17:01

Poeti shqiptar, Lefter Çipa ka vdekur në moshën 79 vjeçare, shkruan lajmi.net.

Ai ka lënë pas një krijimtari të bujshme me 18 libra të botuar me poezi, ndërsa është edhe autor i mbi 1250 këngëve të interpretuara nga grupet polifonike.

Ndër librat më të njohura të tij janë: “Bilbilat e vendit tim”, “Shqipëri moj ballëhapur”, “Për Kosovën prapë do të ngrihem”, “Princi i dashurisë”, e të tjera.

Telegrame ngushëllimi për vdekjen e Çipës kanë shprehur edhe shumë prej figurave publike, përfshirë politikanë, këngëtarë, aktorë e poetë. /Lajmi.net/