Ndërron jetë në QKUK personi i cili u aksidentua të shtunën në Prizren
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur të shtunën më 31 maj, në Prizren. Njëri nga të lënduarit nga ky aksident, vozitësi i motoçikletës ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në QKUK. “Rr.Besim Shala, Prizren 31.05.2025-18:15. Lidhur me rastin, me 01.06.2025 ne QKUK Prishtinë ka ndërruar jete një mashkull kosovar. Me vendim…

Lajme
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur të shtunën më 31 maj, në Prizren.
Njëri nga të lënduarit nga ky aksident, vozitësi i motoçikletës ka ndërruar jetë gjatë trajtimit në QKUK.
“Rr.Besim Shala, Prizren 31.05.2025-18:15. Lidhur me rastin, me 01.06.2025 ne QKUK Prishtinë ka ndërruar jete një mashkull kosovar. Me vendim te prokurorit, trupi i pajete dërgohet ne IML për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/
Në lidhje me aksidentin, Policia e Kosovës pati dhënë detaje edhe dje përmes raportit 24 orësh, 1 ditë pas aksidentit.
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA- Rr. Besim Shala-Grazhdanik Prizren,31.05.2025-18:15. Ka ndodhë një aksident trafiku me të lënduar ku të përfshirë kanë qenë një automjet me targa vendore dhe vozitësh mashkull/k dhe një motoçiklete me vozitës m/k, i mitur. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i motoçikletës si dhe një pasagjer i veturës. Vozitësi i motoçikletës për shkak të lëndimeve të rënda dërgohet në QKUK-së për tretman mjekësorë. Rasti është duke u hetuar”, pati thënë Policia e Kosovës pas aksidentit.