Ndërron jetë kompozitori Avni Mula

Është shuar kompozitori i njohur shqiptar, Avni Mula.

ShowBiz

29/10/2020 21:30

Këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar, Avni Mula, ka vdekur në moshën 92 vjeçare, shkruan lajmi.net.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar Ardit Gjebrea me anë të një postimi në Instagram, meqë rast ngushëllon edhe vajzën e tij, Inva Mulën.

“Tashmë u bashkuan në qiell!
Dhe unë kthehem në fëmijëri, kur muzika e Tij më dha emocionet e para:
“Kur këndoj për ty moj nënë”
“I ëmbël zëri i gjyshes”
“Për çdo vit në maj”
Sa shumë kujtime Avni Mula – paqe për Ty!
Ngushëllime @invamula“, shkruan Gjebrea.

Mula njihet për një numër të madh veprash artistike, të cilat do t’i mbesin trashëgim brezave të ardhshëm. /Lajmi.net/