Ndërroi jetë edhe motra binjake e aksidentuar në Pozheran
Ka ndërruar jetë e aksidentuara në fshatin Pozheran të komunës së Vitisë, pas rreth dy javëve gjendjeje të rëndë.

Lajme
E shtrirë në repartin e kujdesit intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ajo nuk ka mundur të mbijetojë plagët e marra në aksidentin e 30 korrikut, kur njëra motër binjake e saj vdiq, bëjnë të ditur burime të KosovaPress.
Një i mitur 16 vjeçar ka lënë të vdekur motrën binjake të kësaj të fundit në ditën kur ka ndodhur aksidenti, më 30 korrik, si rezultat i shpejtësisë së madhe.
Kohëve të fundit është raportuar për një numër të madh të aksidenteve me fatalitet, të cilat kishin ndodhur për shkak të shpejtësisë së madhe./Kosovapress/