Ndërrohet komanda në NALT, gjenerali gjerman Nawrat ia kalon bashkëkombasit të tij Lange
Gjeneral brigade Sven Lange, i ushtrisë gjermane, mori drejtimin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), në një ceremoni të transferimit zyrtar. Ai vjen pas brigadierit Christian Nawrat, e cili e drejtoi NALT që nga prilli i vitit 2024. Gjeneral brigade Christian Nawrat tha: “Nëse doni të jepni këshilla të mira, fillimisht duhet të…

Lajme
Gjeneral brigade Sven Lange, i ushtrisë gjermane, mori drejtimin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), në një ceremoni të transferimit zyrtar.
Ai vjen pas brigadierit Christian Nawrat, e cili e drejtoi NALT që nga prilli i vitit 2024.
Gjeneral brigade Christian Nawrat tha: “Nëse doni të jepni këshilla të mira, fillimisht duhet të mësoni diçka vetë. Dhe ka shumë për të mësuar në Kosovë. Gjatë vitit tim këtu, kam mundur të mësoj shumë për organizatat e sigurisë së Kosovës, por edhe më gjerë. Unë jam thellësisht mirënjohës për këtë.”
Drejtori i ri i NALT-së, gjeneral brigade Sven Lange, vlerësoi arritjet e paraardhësit të tij dhe u shpreh: “Jam i bindur se emërimi i një drejtori të ri për të mbikëqyrur këtë mision sjell perspektiva dhe udhëheqje të reja, duke ruajtur synimet dhe objektivat thelbësore të këtij misioni të rëndësishëm ” , theksoi ai.
Gjeneral brigade Lange ka pasur një karrierë shumë të shquar në forcat e armatosura gjermane, pasi ka shërbyer në pozita të larta në Kolegjin Gjerman të Komandës dhe Shtabit, Ministrinë Federale Gjermane të Mbrojtjes dhe Shtabin e NATO-s.
Që nga gushti 2016, misioni i NALT-së është të ofrojë mbështetje për ngritjen e kapaciteteve për zhvillimin e mëtutjeshëm të organizatave të sigurisë në Kosovë, përfshirë Forcën e Sigurisë së Kosovës, brenda mandatit të saj origjinal të mbrojtjes civile.