Ndërpritet seanca për gazin lotsjellës në Kuvend, Salih Zyba kërkon largimin e prokurorit të rastit

Është ndërprerë seanca e sotme për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ndaj Fitore Pacollit, Salih Zybës dhe Xhelal Sveçlës i cili si në çdo seancë tjetër nuk u paraqit fare. Gjykatësi mori vendim që rasti ndaj tij tash e tutje të jetë i veçantë, edhe pse në seancën e kaluar deklaroi se kushdo që…

Lajme

16/01/2026 14:27

Është ndërprerë seanca e sotme për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ndaj Fitore Pacollit, Salih Zybës dhe Xhelal Sveçlës i cili si në çdo seancë tjetër nuk u paraqit fare.

Gjykatësi mori vendim që rasti ndaj tij tash e tutje të jetë i veçantë, edhe pse në seancën e kaluar deklaroi se kushdo që nuk paraqitet do t’i lëshohet urdhërarrest.

Seanca është ndërprerë sot pasi Zyba kërkoi që të ndërrohet prokurori i rastit teksa deklaronte se ka konflikt interesi dhe joprofesionalizëm në këtë rast.

“Kërkoj që të ndryshohet prokurori i rastit pas dyshimeve që prokurori është ka lidhje familjare më sekretarin e Kuvendit kur ka ndodhur rasti. Apeloj të gjyqtari që të verifikohet në kohë reale që prokurori prezent të na heq dyshimet se i njëjti qenka i ndikuar nga prindi që ka mbajtur detyrën zyrtare në kohën sa është zhvilluar ajo seancë, zyrtari Ismet Krasniqi, është i biri natyral i Ismet Krasniqit, e konsideroj që është konflikt interesi dhe jo profesionalizëm.  Se pari të verifikohet se i njëjti a është djali i sekretarit të atëhershëm, se konsideroje që në Kosovë ka prokuror të tjerë”, kërkoi ai.

Ndryshe Xhelal Sveçla sipas gjyqtarit të rastit kishte informuar përmes emailit se është jashtë vendit dhe s’do të jetë në seancë./Lajmi.net/