Ndërpritet seanca e sotme- shkaku i takimit që thirri Kurti me liderët e partive politike
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Me të filluar seanca, kryesuesi Avni Dehari njoftoi për një takim-konsultativ me përfaqësuesit e grupeve parlamentar në Kuvend. Pas kësaj, kryesuesi Dehari ka njoftuar se në sallë janë të pranishëm 100 deputetë, transmeton lajmi.net. “Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që…

Lajme
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Me të filluar seanca, kryesuesi Avni Dehari njoftoi për një takim-konsultativ me përfaqësuesit e grupeve parlamentar në Kuvend.
Pas kësaj, kryesuesi Dehari ka njoftuar se në sallë janë të pranishëm 100 deputetë, transmeton lajmi.net.
“Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që e solli dje, sot u mblodhëm me përfaqësuesit e subjekteve politike për një konsult paraprake.Të gjithë ishin të mendimit të seanca të ndërpritet, e pasi të mbahet nesër takimi i liderëve politikë të vazhdojmë me seancën e 29-të në ora 11:00”,deklaroi Dehari.
Ai tha se uron që t’i jepet fund ngërçit të krijuar në Kuvend.
“Urojmë që t’i jepet fund këtij ngërçi”./Lajmi.net/