Ndërpritet diskutimi në seancë, Dimal Basha thotë se “seanca mbetet e hapur”
Seanca e thirrur sot nga VV-ja për buxhetin dhe disa pika tjera është ndërprerë. Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha tha se seanca mbetet e hapur, në rast se ka ndryshim të qëndrimeve, transmeton lajmi.net. “Seanca mbetet e hapur, në rast se kemi ndryshim të qëndrimeve. Ju bëj thirrje të gjithë subjekteve politike që të mblidhemi…
Lajme
Seanca e thirrur sot nga VV-ja për buxhetin dhe disa pika tjera është ndërprerë.
Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha tha se seanca mbetet e hapur, në rast se ka ndryshim të qëndrimeve, transmeton lajmi.net.
“Seanca mbetet e hapur, në rast se kemi ndryshim të qëndrimeve. Ju bëj thirrje të gjithë subjekteve politike që të mblidhemi dhe t’i tejkalojmë të gjitha këto ligje me rëndësi jetike për qytetarët e Kosovës.”, tha Basha.
Nga ish-opozita, vetëm deputeti i PDK-së, Përparim Gruda mori pjesë dhe tregoi pse ajo seancë është jolegjitime.
Ai debatoi me deputetët e pushtetit, Hekuran Murati dhe Albulena Haxhiun./lajmi.net/