Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njoftim
Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga KESCO të cilë kanë bërë të ditur se për këtë arsye numri i konsumatorëve që i drejtohen Qendrës së Thirrjes, për të…
Lajme
Për shkak të kushteve atmosferike të përcjella me rrëbeshe shiu, disa rajone të Kosovës po ballafaqohen me probleme sa i përket furnizimit me energji elektrike.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga KESCO të cilë kanë bërë të ditur se për këtë arsye numri i konsumatorëve që i drejtohen Qendrës së Thirrjes, për të marrë informata është rritur dukshëm.
KESCO ka kërkuar mirëkuptimin e konsumatorëve.
“Ne jemi duke punuar me kapacitete shtesë në mënyrë që të pranojmë secilin konsumatorë, por kërkojmë mirëkuptimin tuaj përgjatë kësaj kohe kur duhet të presin në linjë”, thuhet në njoftim.